Petrovaci e thellon krizën e skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi, duke e mposhtur me rezultat 2:1.
“Në mesin e shtatorit të vitit të kaluar, pas tetë xhirove, Deçiqi ishte lider në tabelë kur drejtuesit e klubit vendosën të shkarkojnë trajnerin Vladimir Jankoviq.
Që atëherë, në 14 ndeshje, Deçiqi ka shënuar vetëm dy fitore, ka ndërruar trajnerin tjetër, Nebojsha Jandriqin dhe i pasigurt është edhe fati i trajnerit aktual, Vladimir Gaçinoviq.
Vetëm kriza e skuadrës që ishte krijuar për të luftuar për trofe arriti kulmin sonte në Petrovac, humbja e katërt radhazi (2:1), e treta në tre ndeshje në pjesën e dytë të sezonit, e treta nën drejtimin e Gaçinoviq”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.
Për Petrovacin shënuan Nikola Zvrko (24’), Igor Çukoviq (autogol – 38’) dhe për Deçiqin realizoi Danilo Peshukiq (67’).
Pas javës së 22-të në kampionatin malazez, Deçiqi renditet në vend të pestë me 28 pikë e Petrovac është në të tretin me 32.