Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, u paraqit nga minutat e 80-të, pra në 10 minutat e fundit, për fitoren e Young Boys dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
Young Boys pa ndonjë vështirësi ka shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj Thun-it vendas.
Golat i realizaun Rieder (6'), Itten (64'), Ugrinic (66'), Fassnacht (76') e Lauper (83').
Rrudhani për aq minuta sa u paraqit në fushë, bëri paraqitje të mirë.