Torino dy herë ka avancuar por nuk ia doli që të marrë pikë nga fusha e Juventusit.
Ndeshje me rivalitet të madh e me kthesa në rezultat por ka ngadhënjyer Juventusi me rezultat 4:2 ndaj Torinos.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit në 15 minuta, nga minuta e 75-të në petkun e Torinos.
Për Juven shënuan Cuadrado (16'), Danilo (45+1'), Bremer (71'), Rabiot (81’) dhe për Torinon realizuan Karamoh (2') e Sanabria (43').
Juventusi ngritet në vend të shtatë me 35 pikë, 6 pikë është larg vendit të 6-të Atalantës dhe Torino është në të 9-tin me 31 sosh pas 24 javësh në Serie A.