Manchester City, ashtu siç pritej, me lehtësi kualifikohet

Futboll

Manchester City, ashtu siç pritej, me lehtësi kualifikohet

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Manchester City

Manchester City është kualifikuar me lehtësi në çerekfinale të FA Cup (Kupa e Anglisë).

Bristol City nuk ishte rival i denjë ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City, duke pësuar humbje me rezultat 3:0.

Fitorja u sigurua me golat e futbollistëve Foden (7' e 74') e De Bruyne (81').

Duhet theksuar, futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, nuk ishte përfshi në listën e Bristol Cityt për sfidën që u luajt sonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat