Një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, bëri Jose Mourinho që të shpërthente ndaj gjyqtarit të katërt duke kërkuar faull.
Kjo gjë bëri që gjyqtari kryesor ta dënonte atë me karton të kuq, me portugezin që e quajti të padrejtë këtë vendim, një javë përpara sfidës me Juventusin në kampionat.
Kjo situatë u pa edhe nga prokuroria e Federatës Italiane, duke ardhur me vendimin që 60-vjeçari dënohet me dy ndeshje pezullim.
Kështu përveç takimit me Juventusin, Murinjo nuk do të jetë prezent as në takimin me Sasuolon në kampionat.