Në një intervistë për Tyc Sport, futbollisti i Atletiko Madrid dhe Argjentinës, Rodrigo De Pol shprehu mendimin e tij për kombëtaren bardhekaltër, që në 18 dhjetor në Doha të Katarit u shpall Kampione e Botës, teksa ka vlerësuar punën e trajnerit të përfaqësueses, Scaloni.
Madje ai mendon se ky ekip aktualisht nuk ka rivalë, apo krahasim me përfaqësueset e tjera të viteve të kaluara në Argjentinë.
“Kjo është Argjentina më e mirë në histori.
Nuk po e them këtë nga egoja, apo sepse Mesi është aty. Por ka patur lojtarë që kanë qenë edhe më të fortë se ne.
Megjithatë, ky grup është një ekip i vërtetë dhe shpesh në të kaluarën nuk ishte kështu për Argjentinën”, tha De Pol.
Më pas De Pol ka treguar dhe meritat e trajnerit Scaloni: “Scaloni na mësoi se si të veshim vërtetë fanellën e kombëtares dhe nuk është e lehtë kur ka kaq shumë talente të këtij niveli.
Ai na bëri të kuptojmë një gjë.
Ne jemi vetëm pjesë e një enigmë më të madhe, e cila është vetë Argjentina”. De Pol i është kthyer dhe një herë rezultateve të arritura: “Arritja në këtë nivel dhe ndërgjegjësimi nuk ishte i lehtë.
Kaluam kualifikueset të pamposhtur. Fituam në Bolivi pas 15 vitesh, fituam në Peru pas shumë e shumë kohësh dhe kemi thyer rekordin për ndeshjet pa humbje”.
“Si ekip, kjo kombëtare ka arritur diçka jashtëzakonisht të rëndësishme, duke përfshirë arritjen e afërsisë me njerëzit.
Njerëzit e panë që ne ishim vetë tifozë dhe se ata patën mundësinë të mbronin vërtetë fanellën e kombëtares.
Nuk dua që askush të zemërohet. për fjalët e mia, sepse Argjentina ka një histori jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të pasur”, ka përfunduar De Pol.