Mesfushori francez Paul Pogba u rikthye dje në fushë pas gati një viti pushim.
Kampioni i botës bëri debutimin e tij sezonal me bardhezinjtë në derbi, në fitoren 4-2 që Juventus arriti ndaj Torinos në kampionat.
Pogba luajti 20 minutat e fundit, duke shijuar sërish emocionet e fushës.
“Të gjithë të qeshur pas fitores”, tha Pogba në një postim në rrjetet sociale.
“Jam shumë i kënaqur që u riktheva në fushë.
Falënderoj të gjithë prë mikpritjen e ngrohtë”, u shpreh mesfushoi kampion bote.
Një mesazh falënderimi i Pogba për tifozët, që e kishin pritur gjatë këtë rikthim të mesfushorit. Problemet për shkak të dëmtimit shtynë debutimin e francezit me Juventus këtë sezon, që më herët humbi edhe botërorin e Katarit me kombëtaren.