Nga Anglia konfirmojnë se e ardhmja e sulmuesit britanik Tami Abraham do të jetë sërish te Chelsea.
25-vjeçari luan prej dy sezonesh me Romën, fillimisht si i huazuar dhe më pas “verdhëkuqtë” blenë kartonin e lojtarit.
Gjithsesi, sipas “Daily Mail”, Tami Abraham do të rikthehet te klubi i origjinës, pasi Chelsea do të aktivizojë një klauzolë për riblerjen e tij. Kjo do të thotë se londinezët do të shpenzojë 80 milionë euro për ta riblerë sulmuesin.
Duket se pavarësisht blerjeve të shumta që ka kryer Chelsea këtë sezon, klubi do t’i japë një mundësi tjetër Abraham.
Kështu, sulmuesi britanik, në qershor, mund të rikthehet në Premier Ligë.