Real Madrid është ende në garë në të gjitha frontet dhe kjo i pëlqen Carlo Ancelotti, edhe pse Barcelona është ende largë në ligë.
Trajneri italian foli në konferencë në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale (nesër 21.00) të Kupës së Mbretit duke komentuar situatën.
“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Champions League.
Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit.
Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, është shprehur tekniku italian.