Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në karrierën e tij, teksa është kthyer në një lider absolut për skuadrën e Mallorcas në Spanjë.
Deri më tani, sulmuesi shqiptar ka shënuar 10 gola në La Liga, duke qenë mes emrave të mëdhenj si Lewandowski, apo Benzema në listën e golashënuesve.
“Në radhë të parë dua të falënderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, që më ka dha dhënë çmimin special që e marrin sportistët që përfaqësojnë Kosovën anë e mbanë botës.
Është një çmim shumë special për mua.
Besoj që deri më sot e përfaqësova Kosovën ashtu siç duhet.
Jo vetëm me profesionin tim, por edhe jashtë fushës, me karakterin tim.
Pa asnjë dyshim që kjo do të vazhdojë kështu, edhe brenda, po ashtu edhe jashtë fushës.
Ndihem krenar që e përfaqësoj shtetin tim jashtë vendit, sidomos në Spanjë, që fatkeqësisht nuk na njeh.
Me këtë fuqi dhe me këtë kurajë që kam, shpresoj që të ndihmoj shtetin tim që Spanja të na njohë si shtet”, tha Muriqi.
Muriqi ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, teksa Atletico Madrid është skuadra më e interesuar.