Njëzet ndeshje në sezon, 10 në Premier League dhe vetëm nëntë si titullar.
Në ndeshjen e fundit të Manchester United ka qenë në fushë vetëm për të festuar me ekipin pas fitores së Carabou Cup.
Po flasim për Harry Maguire, i cili nuk po kalon një sezon të bukur, veçanërisht nëse mendohet se ai është kapiteni i skuadrës në teori. Ja pse, tek ESPN, qendërmbrojtësi anglez nuk e ka fshehur hidhërimin e tij për aktivizimin e pakët.
“Nuk kam ndjenja të kundërta. Ka qenë një ditë shumë e bukur për klubin dhe për tifozët, nuk fitonim një trofe prej shumë kohësh. Jam kapiten dhe detyra ime është ta ndihmoj skuadrën të përmirësohet”, ka thënë Maguire duke iu referuar faktit se nuk ka luajtur në finalen e Kupës.
“Natyrisht jam një futbollit që ka dëshirë të luajë dhe të zbresë në fushë me ekipin.
Që të jem aty në tunelin e dhomave të zhveshjes për të shkuar në fushë.
E kuptoj se kjo është pjesë e futbollit në nivele të larta, ku ka shumë konkurrencë”.
Në lidhje me marrëdhënien me trajnerin: “Ten Hag më flet çdo ditë, më vlerëson shumë dhe beson se unë jam një qendërmbrojtës me cilësitë e duhura për të qenë pjesë e kësaj skuadre.
Megjithatë, ata që po luajnë tani po bëjnë shumë mirë”.