Shpëtim Duro dhe Ardian Nuhiu janë kandidatë për pankinën e skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum, lider në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
“Struga TL është në kërkim të një trajneri të ri, pas ndarjes të papritur me Srgjan Zaharievski.
Lideri i tabelës pas dy barazimeve me Tikveshin dhe Makedonija GP në pjesën pranverore të sezonit, ndahet me Zaharievskin pas tre vitesh.
Ish-trajneri i Shkëndijës nga Tetova, Shpëtim Duro, është kandidati më serioz për të zëvendësuar Zaharievskin.
Opsion është edhe ish-trajneri i Shkupit, Ardian Nuhiu, i cili ka punuar edhe në Dritë të Gjilanit.
Duro për herë të fundit ka drejtuar skuadrën e Egnatias nga Shqipëria, ndërsa dy herë në stolin e Shkendijës (2013/2014 dhe 2015), është i njohur në futbollin maqedonas”, - shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut, “Ekipa”.