Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sivjet turneu tradicional "Adem Jashari" do të mbahet në qytetin e Skenderajt.
Ky turneu mbahet në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe është edicioni i 14-të me radhë.
Për shkak të angazhimit të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Holandës, këtë vit në turne do të marrin pjesë vetëm katër ekipet e Superligës: FC Prishtina 01, FC Liqeni, FC Malisheva dhe FC Drenica.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 5 mars, ndërsa finalja do të zhvillohet më 6 mars në orën 19:30.
Gjithashtu, për këtë edicion, turneu do të mbahet në palestrën "Ilaz Kodra" në qytetin e Skenderajt.