I merren tre pikë skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

I merren tre pikë skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K. G. Më: 1 mars 2023 Në ora: 17:11
Gostivari

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim kundër skuadrës shqiptare, Gostivari, anëtar i Ligës së Dytë.

Gostivarit i merren tre pikë me pretekstin se regjistrimi ka qenë i parregullt i lojtarit Gordian Hristovski, po ashtu klubi do të paguajë gjobë prej 1000 euro.

Gordian Hristovski nuk do të ketë të drejtë të paraqitet në gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të shkeljes së kodit disiplinor.

Për shkak të lëshimeve në procedurën e regjistrimit të futbollistit në fjalë dhe thyerjen e nenin 10 të rregullores për regjistrim të futbollistëve, e më pas, paraqitjen e tij në ndeshjen Gostivari-Pehçevo (1:0)

Këto janë vendimet:

KF Gostivar dënohet me heqje të 3 (tre) pikëve dhe gjobë prej 1000 euro për kundërvajtje disiplinore të kryer në lidhje me regjistrimin e futbollistit Gordian Hristovski;

Futbollisti i FC Gostivarit, Gordian Hristovski, dënohet me masë disiplinore - ndalim të lojës në afat prej gjashtë muajsh për shkak të kundërvajtjes disiplinore - neni 84, paragrafi 1, paragrafi 6 i Rregullores disiplinore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat