Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e liderit të Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum.
Duro prej ditësh ka qenë i favorizuar për të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare, ku edhe ndodhi, edhe pse si opsion ishte edhe Ardian Nuhiut, ish trajneri i Dritës.
“Të mërkurën (01.03.2023), patëm nderin të mirëpresim profesorin Shpëtim Duro, në detyrën e tij të re si trajner i ekipit të FC Struga.
E prezantuam me ambientet, infrastrukturën, lojtarët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit, duke u munduar t’ia bëjmë sa më të lehtë fillimin me misionin e tij të ri.
Duro u shpreh i kënaqur me potencialin njerëzor dhe sportiv të klubit.
Duro ka një karrierë të gjatë me klube ku ka drejtuar, KF Partizani , Vllazninë, Skënderbeun e Korçës, Shkëndijën etj.
Bashkëpunimi ynë me të është kontraktuar deri në fund të sezonit 2023-2024.
Në bankinën e stafit teknik si asistent i prof. Shpëtim Duros do të rikthehet trajneri Meriton Gega”, njofton FC Struga.
Skuadra ka ambicie të mëdha, synojnë titullin për herë të parë në histori të ekzistimit si kolektiv.