Marsel Ismajlgeci ka debutuar me ekipin e ri pas largimit nga Tirana.
Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e Zrinjskit në Bosnje, ekipit që eliminoi bardheblutë nga Europa.
Në ndeshjen e sotme lojtari shqiptar shqiptar do të luante nga minuta e parë.
Zrinjski arriti të fitonte me shifrat 1-3 në transfertë ndaj Radnik.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Bosnjes dhe do të luhet takimi i kthimit, për të përmbyllur gjithçka.
Por duke parë rezultatin sot, Zrinjski duket me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës.