Dinamo e Zagrebit pasditen e sotme u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, pasi e mposhtën me rezultat 3:1 Lokomotivën e Zagrebit.
Fitorja u arrit pas kohës shtesë, pra pas 120 minutave, pasi që në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1).
Futbollisti Arijan Ademi e nisi ndeshjen nga pankina dhe u fut në minutën e 46-të.
Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiq, i është rikthyer historisë së largimit të Ademit.
Prej disa kohësh dihet se mesfushori ka një ofertë nga Kina dhe se mund të largohet nga Zagrebi në ditët në vijim.
“Ademi është këtu derisa është këtu dhe nuk do ta zgjas atë histori.
Është e panevojshme të thuhet për rolin e tij të rëndësishëm në këtë ekip.
Ai është këtu për 13 vjet dhe jep maksimumin në çdo ndeshje.
Ai është lideri, lojtarët e ndjekin.
Por ndoshta do të vijë një moment kur Dinamo do të jetë pa Ademin, qoftë tani, pas gjashtë muajsh apo një viti, nuk e dijmë”, tha Çaçiq.