A po largohet nga Partizani?

Futboll

A po largohet nga Partizani?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 19:57
Xhovani Kolela

Situatë shumë kaotike te Partizani pas humbjes në Shkodër në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Raportohet se trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela, po mendon largimin nga Partizani, edhe pse ka një derbi shumë të rëndësishëm ndaj Tiranës që mund të përcaktojë fatin e kampionatit vetëm pas katër ditësh.

“Zhvilloi një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama dhe drejtorin sportiv Elton Marini pas ndeshjes këtu në korridorin e stadiumit”, shpjegoi gazetari Alban Xhihani, i cili bëri të qartë se trajneri italian nuk do jepte komente para kamerave pas ndeshjes.

Kanë diskutuar dhe po vihet në pikëpyetje vijimësia e tij në pankinë.

Nuk ia kanë kërkuar largimin, është ai që po e mendon. Ndaj do të shohim në vijimësi nëse do të jetë ai apo jo trajneri në derbi të hënën”, theksoi Xhihani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat