“Më duhet të kuptoj nëse mund të marr hapa ligjorë ndaj gjyqtarit të katërt”.
Kështu deklaroi José Mourinho pas humbjes së Romës ndaj Cremoneses (1-2), të martën. Shtypi italian ka zbuluar sot fyerjet e Marco Serras ndaj trajnerit portugez.
Gjyqtari i katërt, më pas, i dha një indikacion gjyqtarit kryesor, Marco Piccinini, për sjelljen e Mourinhos, duke sugjeruar përjashtimin e trajnerit, gjë që ndodhi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tashmë pas sanksionit disiplinor, Serra mësohet t’i jetë drejtuar Mourinhos duke i thënë:
“Të gjithë shkoni në shtëpinë tuaj… Shkoni në shtëpi”.
“Jam emocional, por nuk jam i çmendur.
Marco Serra (arbitri i katërt) pati një sjellje të papranueshme me mua. Unë e respektoj atë aq sa ai më respekton mua.
Piccinini (kryesori) më përjashtoi sepse ai ishte nën presion nga gjyqtari i katërt për ta bërë këtë.
Ai (arbitri i katërt) nuk kishte ndershmërinë për të thënë atë që më tha, pra atë që e motivoi reagimin tim”, – tha Mourinho pas ndeshjes.