Berisha: Po ambientohem me futbollin italian

Futboll

Berisha: Po ambientohem me futbollin italian

Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:33
Medon Berisha

Medon Berisha, mesfushori shqiptar i të rinjve të Leçes, i cili është edhe golashënuesi i ekipit me tetë gola në këtë sezon, ka folur për “SportItalia”.

“Vitin e kaluar kam ardhur në fund të kampionatit me objektivin që të ambientohet me futbollin italian.

Trajneri më ka ndihmuar shumë herë me modulin që ka luajtur dhe me pozicionin që më ka dhënë në fushë, në disa situata të ndryshme”, shprehet 19-vjeçari.

Berisha më parë ka qenë pjesë e moshave të Jang Bojsit në Zvicër dhe më pas ka kaluar te Leçe, ku shihet si një lojtar me perspektivë për ekipin e parë, ku ka qëndruar edhe disa herë në stol.

Gjithashtu ai është grumbulluar nga Shpresat kuqezi në miqësoret e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat