Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes jo vetëm në futbollin spanjoll.
Një shkrim ia ka kushtuar edhe mediumi kroat “Nacional.hr”.
“Muriqi dëshiron që Spanja të njohë Kosovën, vendlindjen e tij”, shkruan media kroate.
“Me guximin dhe forcën që kam, shpresoj të paktën që të ndihmojë që Spanja një ditë të na njoh si shtet”, ka shkruar Muriqi në Twitter me rastin e mirënjohjes speciale që i është ndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për arritjet e tij në vitin e kaluar.
“Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 shkurt të vitit 2008, u njoh nga 23 nga 28 shtetet e Bashkimit Evropian.
Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohën vendimin e Prishtinës”, shkruan më tej
“Muriqi, i cili u shpall futbollisti më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës vitin e kaluar, këtë sezon për Mallorca-n shënoi 11 gola dhe bëri tre asistime në 23 ndeshje.
Ai është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë, i prirë nga golashënuesi i Barcelonës Robert Lewandowski me 15 gola.
Mallorca renditet e 10-ta ndër 20 klubet e divizionit të parë.
Muriqi, i lindur në Prizren, para se të vinte në Mallorca ka luajtur për Lazion e Italisë dhe në Fenerbahçe të Turqisë”, përfundon media kroate.