Futbollistët Gabriel Martinelli me dy gola dhe Bukayo Saka me një gol e asistim, kontribuan për fitoren e thellë të Arsenalit, me rezultat 4:0 ndaj Evertonit, në takimin e mbetur të javës së shtatë të Premier League.
Arsenali me lojë e gola shtyp Evertonin.
Futbollisti Granit Xhaka, si zakonisht, u paraqit titullar, duke dhënë maksimumin për "Topçinjtë'.
Saka ka shënuar në minutën e 40-të, Martinelli në atë të 45+1 e 80-të dhe Odergaard (71').
Xhaka është zëvendësuar në minutën e 73-të.
Arsenali thellon epërsinë në renditje, ka 55 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë Manchester City.
Evertoni është në situatë të palakmueshme, në vend të 18-të me 21 pikë të mbledhura.