Transferimi i Reshat Ramadanit nga Shkendija te Dinamo Kiev është padyshim më i madhi në këtë afat kalimtar.
Talenti i ri tetovar do të luajë për gjigantin ukrainas, ndërsa dje ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Dinamon.
Transferimi është bërë përmes Goran Popov, i cili në të kaluarën ka luajtur në Dinamo, ndërsa tani punon si menaxher.
Ramadani theksoi se është shumë i lumtur që luan në ekipin e madh Dinamo.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem një ekipi kaq të madh si Dinamo Kiev.
Ky është një klub në nivelin e ekipeve të mëdha evropiane, ky është klubi më i mirë në Ukrainë.
E di se ka luftë në Ukrainë, por gjatë qëndrimit tim këtu pashë se njerëzit janë të guximshëm dhe e gjithë bota i admiron ata”, tha Ramadani.
Ramadani kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve të Shkendijës.
Ai është paraqitur edhe për të rinjtë e përfaqësuesessë Maqedonisë dhe ky transferim mund t'i mundësojë edhe ftesën të përfaqësuesja A për ndeshjet e marsit kundër Maltës në kualifikuese dhe ndaj Ishujve Faroe në një ndeshje miqësore.