Real Madrid po e monitoron situatën e sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez, raportojnë mediet britanike.
‘Los Blancos’ tashmë janë duke menduar për tregun e verës. Ylli i Cityt, Alvarez është në ‘radarin’ e madrilenëve.
Drejtuesit e Realit janë duke kërkuar një sulmues, i cili do të ishte partner i Karim Benzemas për sezonin e ardhshëm.
Argjentinasi është një opsion i mundshëm, edhe pse tek City besojnë se Alvarez do të pranojnë zgjatjen pesëvjeçare të kontratës së re në mënyrë që t’i mbyll derën Real Madridit.