Të dielën vëmendja e adhuruesve të futbollit është në super derbin Prishtina – Ballkani.
Nga pesë duele sa do të zhvillohen, tre janë paraparë të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.
Kryeqytetasit pas fitores në Podujevë synojnë të vazhdojnë me pikë të plota, në anën tjetër Ballkani pas barazimit me Dukagjinit kërkon të rikthehet te fitorja.
Sfida e fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që përballet me Malishevën.
E shtunë
Drita - Llapi
Dukagjini - Gjilani
Drenica - Ferizaj
E diel
Prishtina - Ballkani
Trepça '89 - Malisheva
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00