Zaharievski është i habitur me vendimin e skuadrës shqiptare 

Futboll

Zaharievski është i habitur me vendimin e skuadrës shqiptare 

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:49
Srgjan Zaharievski

Srgjan Zaharievski nga e hëna që e lamë pas nuk është më kryetrajner i liderit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum.

Në vend tij dje është emëruar Shpëtim Duro. 

“Vendimi i menaxhmentit të Strugës TL ka qenë i papritur për mua, por duhet ta respektoj. 

Unë largohem nga klubi me kokën lart. E lë ekipin në vendin e parë, me gjasa të mëdha për të siguruar titullin dhe mendoj se dalja në Europë nuk është në diskutim. 

Madje, Struga po lufton edhe për Kupë, ku është gjysmëfinaliste. 

Skuadra arriti sukses historik edhe në Evropë. 

Si profesionist i madh e pranova vendimin e drejtuesve dhe i uroj klubit çdo të mirë në të ardhmen”, tha

Zaharievski për mediumin maqedon “Ekiopa.mk”.

Zaharievski ka qenë në krye të Strugës që nga data 12 mars e vitit 2020 dhe pas gati tre vitesh që e drejtoi ekipin, pra në 87 ndeshje, është larguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat