Kupa e Mbretit është futur në fazën e saj finale dhe më të rëndësishme. Osasuna, Atletik Bilbao, Reali i Madridit dhe Barcelona janë katër të mbijetuarat.
Federata Spanjolle e Futbollit ka vënë në dispozicion 33 milionë euro për këtë kompeticion.
Dhe sipas llogarive të bëra, skuadra fituese e trofeut do të arkëtojë 600 mijë euro.
Sipas ligjit, 90% e të ardhurave të kompeticionit sigurohen nga shitja e të drejtave televizive dhe shpërndahen për skuadrat pjesëmarrëse.
Ndërsa 10% shkon për promovimin e futbollit në kategoritë e ulëta dhe atij amator. Gjithashtu, sipas ligjit dhe dekretit mbretëror, klubet e mëdha arkëtojnë më shumë të ardhura.