Shpendi: Ëndërroj të shkoj në Serie A

Futboll

Shpendi: Ëndërroj të shkoj në Serie A

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:50
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi ka realizuar 9 gola me Cesenan në Serinë C.

19-vjeçari ka marrë vëmendjen e disa skuadrave të njohura në Serinë A, por po vazhdon që të rritet te Cesena.

Në këtë ekip gjendet edhe vëllai i tij binjak, Cristian Shpendi.

Në një rrëfim të fundit për mediat italiane, Stiven ka treguar refuzimet që ka marrë në nisje të karrierës.

“Prindërit e mi emigruan nga Shqipëria në vitet 90.

Më parë na kanë refuzuar disa emra të mëdhenj të ekipeve pasi thoshin se ishim të dobët.

Këtu në Serinë C luhet futboll i vërtetë.

Tani jam duke studiuar Hojlund dhe ëndërroj që të luaj në Serinë A”, tha Shpendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat