Manchester United është i etur për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, raportojnë mediat angleze.
Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Erik Ten Hag është admirues i madh i reprezentuesit të Italisë, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, siç raportohet, edhe Manchester City e dëshiron 26 vjeçarin, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Simone Inzaghit.
‘Nerazurët’ kërkojnë 70 milionë funta për Barella-n.