Ronaldinho ka qenë pjesë e Barcelonës për disa sezone, duke lënë jo pak gjurmë.
15 vjet më vonë, djali i tij 17-vjeçar, Joao Mendes, firmos kontratën me klubin katalanas.
Ai kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses.
“Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin e Ronaldinhos.
Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu.
Nuk e di nëse do të jetë për skuadrën e dytë.
Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon.
Presioni mbi të ekziston sepse babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta.