Mbrojtësi i Bayern Munihut, Benjamin Pavard, ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga klubi bavarez.
Ka kohë që emri i francezit lidhet me klube të mëdha evropiane.
“Nuk jam unë ai që lë anijen në mes të udhëtimit.
E di shumë mirë që jam në një klub të madh ku gjithçka është e shkëlqyer.
Ndihem shumë rehat këtu dhe më pëlqejnë tifozët.
Shpresoj se mund të arrijmë akoma gjëra të mëdha këtë sezon", ka thënë ai.
Pavard ishte bashkuar me Bayernin në verën e vitit 2019.