Kampionati gjerman po përjeton rivalitetin më të fortë thuajse në të gjithë historinë e tij, diferenca prej 4 pikësh mes 4 vendeve të para shërben si matësi më i mirë.
Dyshja Bajern-Dortmund mbajnë stafetën e liderit pas 22-raundesh dhe me këtë ritëm të bën të mendosh se llogaritë do të shkojnë gjatë, ndryshe nga sa ishim mësuar nga Bajerni i zakonshëm në 10 vitet e fundit.
Oliver Kahn e ka përgëzuar ritmin e çmendur, madje shefi i bavarezëve e shikon si ogur pozitiv në mbajtjen e formës së Bajernit edhe mbi vazhdimësinë e Champions-it:
“Bundesliga ka marrë nuanca të jashtëzakonshme në sezonin aktual. Dortmundi ka gjetur vazhdimësi dhe po e tregon se është rival serioz.
Të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi numri i javëve të mbetura është i lartë dhe gjithçka mund të ndodhë.
Gjithashtu, e shikoj edhe si faktor pozitiv mbi ecurinë tonë në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e fundit”, përfundoi portieri legjendar i Gjermanisë.