Roma po hedh sytë në treg për të gjetur zëvendësuesin e ardhshëm të Rui Patrícios.
Sipas “Corriere dello Sport”, paraqitjet e fundit të portierit portugez i bënë drejtuesit e ekipit të vendosin se ishte e nevojshme të gjenin alternativa në të ardhmen.
Patrício, 35 vjeç, nuk ka dhuruar paraqitje mbresëlënëse dhe është kritikuar në humbjen e fundit ndaj Cremonese (1-2), ku provokoi një penallti në minutën e 83-të.
Guglielmo Vicario i Empolit, 26 vjeç, mësohet se kryeson listën e objektivave.
Portieri ndiqet edhe nga Napoli dhe Bayerni.