Mourinho shkon te derbi Lazio - Roma U-14 dhe i detyron lojtarët që të shtiren si të dëmtuar!

Futboll

Mourinho shkon te derbi Lazio - Roma U-14 dhe i detyron lojtarët që të shtiren si të dëmtuar!

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:42
Mourinho

Jose Mourinho ka dalë në pah me një tjetër skandal të madh, këtë herë në kufijtë e qesharakes.

Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Romës U-14. Javët e fundit nuk kanë qenë të suksesshme për trajnerin e njohur.

AS Roma e tij është në një formë të dobët dhe ai u ndëshkua me të kuq së fundmi për kritikat ndaj vendimet të gjyqtarëve në ndeshjen me Cremonese.

Ky ishte kartoni i tij i tretë i kuq këtë sezon.

Madje, “The Special One” u pezullua edhe për dy ndeshje të tjera.

Nuk është kjo gjithçka. Sipas mediave italiane, Mourinho është shfaqur në ndeshjen Lazio-Roma U-14.

Trajneri i “Giallorossi” u duk se vëzhgonte talentet e rinj që mund të jenë e ardhmja e Romës.

Megjithatë, ai nuk u ndal në vëzhgim. Sipas gazetarëve, “Mou” inkurajoi të rinjtë e Romës që të shtiren si të dëmtuar për të vjedhur kohën në fund pasi po fitonin 2-1.

Trajneri i të rinjve të Lazios, Tobia Assumma është acaruar me këto gjeste të turpshme dhe u përball me Mourinhon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat