Herrera: Kam menduar të dorëzohem

Futboll

Herrera: Kam menduar të dorëzohem

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:30
Ander Herrera

Ander Herrera po jeton një ferr. Ajo që ai mendoi se do të ishte një fazë e dytë e lumtur tel Bilbao, ka rezultuar një dështim i vërtetë.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, spanjolli e pranoi se po kalon momentin “më të vështirë” të karrierës së tij.

Mesfushori pranon: “Në Bilbao kam gjithçka që duhet të kem dhe kjo më bën të vuaj edhe më shumë”.

Kjo është arsyeja pse “ndonjëherë” atij i ka kaluar nëpër kokë mendimi për t’i dhënë fund karrierës, por, siç e shpjegon vetë, “nuk do t’ia falja vetes”.

Prandaj, “do të vazhdoj të kërkoj zgjidhje dhe të punoj për të bërë atë që më pëlqen më shumë dhe të kthej dashurinë e njerëzve përreth meje”.

Pas transferimit nga PSG, lojtari dhe klubi zyrtarizuan një marrëveshje në mënyrë që Ander të ishte i lidhur me klubin bask deri në vitin 2024.

Sidoqoftë, mesfushori nuk ka vazhdimësi këtë sezon, për shkak të dëmtimeve: në aduktor dhe tri lëndime radhazi në kofshë.

Në këtë sezon është aktivizuar në vetë, tetë ndeshje në kampionatin elitat spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat