Naby Keita nuk ka pranuar ofertën e Liverpool për të rinovuar kontratën.
Mesfushori i qendrës është lakuar si objektiv për klube si Barcelona, Milan dhe Borussia Dortmund.
Në Itali raportojnë se në listën e atyre që interesohen për mesfushorin janë edhe zikaltrit e Interit.
Klubi nga Milano kërkon të përforcojë mesfushën, pasi mund të ketë edhe largime në verë.
Keita shikohet si një lojtar që mund të bëjë punë për skemat e trajnerit Simone Inzaghi.
Ai mund të transferohet me parametra zero dhe mund të arrihet më lehtë se Franck Kessie, i përfolur për një rikthim në Milano.
28-vjeçari u bë pjesë e “The Reds” në verën e vitit 2018. Anglezët paguan 60 milionë euro për ta marrë nga Leipzig.