Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka analizuar takimin në Kupën e Mbretit përballë Barcelonës, duke e cilësuar humbjen si një rezultat të keq, por që nuk i përgjigjet asaj çfarë skuadra e tij dha në fushë.
“Rezultati është mjaft i keq, i pamerituar do të thoja, sepse ne kemi luajtur mirë, kemi pasur ritëm e intensitet.
Jemi treguar të aftë ta pengojmë Barcelonën të bëjë lojën e saj, duke i vënë nën presion gjatë gjithë takimit, por për fat të keq nuk kemi mundur të shënojmë.
Ata kanë luajtur me forca të shumta në mbrojtje, duke na e bërë edhe më të vështirë.
Jemi munduar shumë, por pa qartësi.
Kur luan përballë një kundërshtari që tërhiqet shumë prapa nuk është asnjëherë e lehtë.
Jemi munduar ta zgjerojmë fushën nga krahët, por Barça ka qenë kompakte në mbrojtje.
Gjithsesi, kjo ndeshje më jep shpresa për takimin e kthimit”.
Unë mendoj se me paraqitjen që kemi bërë nuk e meritonim të humbisnim, kjo është çfarë mund të them”, - tha mes tjerash Ancelottii.