Zlatan Ibrahimoviç dhe Gerrard Pique para disa vitesh u fotografuan në një parking, teksa mbrojtësi i mbante dorën dhe i përkëdhelte fytyrën.
Kaq mjaftoi që mediat të hamendësonin se spanjolli ishte homoseksual.
Pas përhapjes së fotografisë Ibra u përball edhe me një situatë të pakëndshme me një gazetar, i cili e pyeti nëse ishte homoseksual.
“Ejani në shtëpinë time dhe do të shihni nëse jam homoseksual. Nëse është e nevojshme, do të vij unë te ju.
Dhe mos harroni sillni edhe motrën tuaj”, iu përgjigj ai.
Ndërkohë Pique deklaroi se po e uronte Zlatanin për librin autobiografik dhe se fotografët kapën momentin e “butësisë”.
“Unë jam një person shumë i dashur dhe fotografi na kapi në momentin kur unë po i mbaja dorën e Zlatanit. Fotografi ishte dikush nga brenda stërvitjejes, ai nuk mund të ishte dikush që punonte për tabloidet…”, shpjegoi ai.