Beteja për titull dhe për trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Beteja për titull dhe për trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2023 Në ora: 15:46
Shpëtim Duro

Struga Trim Lum krejt papritur (pas vetëm dy xhirove në pjesën pranverore të kampionatit maqedonas) ka shkarkuar trajnerin Srgjan Zaharievski.

Trajneri i ri i klubit është emëruar Shpëtim Duro.

“Sigurisht që telefonata erdhi në mënyrë të papritur, pas përfundimit të bashkëpunimit me ish-trajnerin, dy ditë më vonë drejtuesit e Strugës TL më kontaktuan dhe pas bisedimeve gjetëm shpejt një gjuhë të përbashkët” – thotë Duro pas ditës së parë të punës me lojtarët e Strugës.

Beteja për titull dhe për trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

“Edhe kur kam pasur rezultate të shkëlqyera, ka pasur raste kur jam larguar.

Largimi i trajnerit ndonjëherë nuk është vetëm për shkak të rezultateve, por ka edhe faktorë të tjerë të ndryshëm. I tillë është profesioni i trajnerit” – shprehet mes të tjera Duro teksa shpjegon pse e pranoi ofertën: “Ndoshta një nga arsyet kryesore pse e pranova këtë ofertë është njohja e shumë lojtarëve që ka sot Struga TL, me të cilët kam punuar në Shkendijë, Partizanin nga Tirana, Kukës.

Futbollistët me të cilët kam punuar janë të shumtë, Besart Ibrahimi, Bujo Shabani, Marjan Radeski, Besmir Bojku, Edis Maliqi, por edhe futbollistë të tjerë..."

Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm dhe beteja në të dy frontet?

“Po, sigurisht, ne jemi një skuadër që aktualisht jemi lider dhe po luftojmë në dy fronte, si për titull, ashtu edhe për Kupën e Maqedonisë” – thotë Duro, transmeton mediumi maqedonas “Ekipa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat