Interi nisi negociatat e para për blerjen e Naby Keita verën e ardhshme.
Sipas medias italiane “Gazzetta Dello Sport”, skuadra italiane është duke e konsideruar shumë seriozisht rastin e tij, pasi mesfushori 28-vjeçar është informuar nga drejtuesit e Liverpool-it se nuk do të rinovojë dhe do të jetë i lirë nga vera e ardhshme.
Këtu hyn në lojë Interi, i cili së fundi ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Keitës dhe gjithçka tregon se do t’i bëjnë një ofertë zyrtare, në mënyrë që nga sezoni i ri të bëhet lojtar i Interit.
Emri i Keita është lidhur edhe me Dortmundin, Leipzigun, Barcelonën dhe Milanin.
Këtë sezon në fanellën e Liverpool-it, ai ka bërë vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat.