Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli në konferencën për shtyp të dhënë këtë të premte edhe për Vincent Kompany, trajneri aktual i Burnley-t dhe kundërshtari që do ketë përballë më 18 mars në FA Cup.
Tekniku theksoi se sipas tij në të ardhmen Kompany do të jetë trajner i Manchester City-t dhe kjo gjë thotë Guardiola është e shkruar në yje tashmë,
“Personalisht, jam shumë i lumtur me sukseset e tij në Burnley. Herët a vonë ai do të jetë fati i tij që të bëhet trajner i City-t, tashmë është shkruar në yje. Do të ndodhë. Nuk e di kur, por do të ndodhë.
Është thjesht ndjenja ime.
Ndoshta e kam gabim.”-deklaroi Pep Guardiola.