Eric Choupo-Moting rinovon me një vit plus kontratën me Bayern Munih.
Në një postim në rrjetet sociale klubi bavarez bë me dije se sulmuesi kamerunas do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë deri në vitin 2024.
“Ne jemi shumë të lumtur që Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë me ne edhe një vit.
Ai është një lojtar i fortë, ai ka luajti shumë mirë vitet e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit ai na ndihmoi të plotësojmë boshllëkun që kishim përpara.
Ai bëri shumë mirë dhe konfirmoi paraqitjet e tij përsëri këtë vit.
Jemi të lumtur që e kemi dhe mund të punojmë me të atë deri në verën e vitit 2024” – tha Salihamixhiq.