Mbrojtësi senegalez i Chelseat, Kalidou Koulibaly, foli për sezonin e tij në Premier League dhe përshtatjen e tij në kampionatin anglez, që nuk ka shkuar edhe aq mirë sa pritej.
Gjatë një interviste për tabloidin anglez The Sun, ish-lojtari i Napolit ka folur edhe për trajnerin Potter.
31-vjeçari u transferua në Londër nga Napoli gjatë merkatos së verës së kaluar dhe nuk e fsheh se i duhet akoma kohë që të mësohet me kampionatin e ri.
Në lidhje me trajnerin që zëvendësoi Tuchel këtë sezon: “Graham Potter është shumë i mirë në komunikimin me të gjithë.
Atij nuk i intereson nëse kushton 100 apo 20 milionë sterlina, ai do të trajtojë ty në të njëjtën mënyrë.
Kjo është shenja dalluese e një trajneri të madh”.
Në nivel personal, Koulibaly tha: “Nuk është një sezon i vështirë për mua, por më duhet kohë për t’u përshtatur dhe e dija
. Kur vendosa të vija këtu, e dija mirë se nuk do të ishte e lehtë.
Unë kam një kontratë trevjeçare dhe jam i qetë. Kam kohë t’u tregoj të gjithëve se kush jam”.