Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Liverpool, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur për situatën e dëmtimeve, ndërkohë që kalendari i ngjeshur sipas tij nuk është një problem.
“Kemi disa futbollistë që janë disi pas në përgatitje. Luke Shaw nuk ka qenë në dispozicion, por presim që ai të kthehet.
Sancho ka qenë i sëmurë.
Do të shohim se si do të zhvillohet situata.
A po luftojmë për katër trofe?
Na pëlqen të luajmë.
Ne marrim energji duke luajtur çdo tre ose katër ditë
Të vazhdojmë kështu, por le të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Ten Hag, i cili mori trofeun e parë me United pas fitores së Carling Cup.
Duke thyer një ecuri negative.