Benjamin Pavard do të qëndrojë në Bayern Munich

Futboll

Benjamin Pavard do të qëndrojë në Bayern Munich

Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:57
Benjamin Pavard

Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, do të qëndrojë me bavarezët pavarësisht se është shumë i lidhur me një largim nga Gjermania.

Për fituesin e Kupës së Botës 2018 thuhej se do të largohet nga Allianz Arena në fund të verës, pasi klubet si Barcelona dhe Real Madrid ishin të interesuara ta nënshkruanin atë, shkruan Goal.

Kontrata e Pavard me Bayern Munich skadon së shpejti, por mbrojtësi ende është i vendosur që të ardhmen e tij ta kalojë me bavarezët.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se jam në një klub të madh, ku gjithçka është e shkëlqyer. Ndihem shumë rehat këtu dhe i dua tifozët. Shpresoj që të arrijmë gjëra të mëdha këtë sezon.” Pavard i tha RMC Sport (përmes Get Football News France).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat