Dejvi Bregu i jep një pikë skuadrës së Bolusporit në javën e 23-të të Ligës së Parë të Turqisë përballë Goztepes.
Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Teutës në Kategorinë Superiore realizoi golin që zhbllokoi sfidën në minutën e 62-të, me një diagonale që nxori jashtë loje portierin.
Gjithsesi, Boluspori nuk arriti ta ruante epërsinë, pasi Delibas barazoi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Për Bregun ishte goli i tretë sezonal në kampionat, ndërsa në Kupë ka mundur ta çojë dy herë topin në rrjetë.
Boluspori renditet në vendin e tetë me 35 pikë, dy më pak se skuadra e fundit që merr pjesë në play off.