Gjashtë javë jashtë fushës do të jetë Thiago Silva dhe kjo është konfirmuar nga trajneri i Chelseas, Graham Potter.
Chelsea e zhvillon ndeshjen e ardhshme kundër Leeds United në "Stamford Bridge" dhe takimi po shihet si një ballafaqim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Mbrojtësi brazilain ka lënduar gjurin në humbjen 2-0 të fundjavës së kaluar nga Tottenham.
"Thiago do të mungojë rreth gjashtë javë. Edouard Mendy po përparon.
N'Golo Kante pati seancën e tij të parë të plotë stërvitore sot, por do t'i duhet kohë.
Mason ka pasur një problem me pjesën e poshtme të barkut, kështu që ai do të humbasë ndeshjen nesër. Reece ka një shtrëngim në bark dhe është në dyshim", ka bërë të ditur trajneri i Chelseas.
Mungesa e Silvës pritet të jetë një goditje e madhe për trajnerin e Chelseat tashmë kur skuadra do të luajë edhe në Champions League kundër Borussia Dortmund dhe braziliani me përvojë nuk do të ketë mundësi që ta ndihmojë skuadrën.