Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
“Sky Sports Deutschland” zbulon se sulmuesi brazilian, i cili është në skadencë kontrate në “Anfield Road” këtë verë, ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën dhe ka njoftuar trajnerin Jyrgen Klop se preferon të provojë një aventurë të re.
31-vjeçari pritet t’i japë kështu lamtumirën klubit pas 8 viteve të suksesshme ku ai fitoi çdo trofe.
Tekniku gjerman e kishte shprehur shumë herë se donte që sulmuesi të rinovonte, por tashmë është dorëzuar.
Firmino u transferua në Liverpul nga Honfenhaimi për 21.3 milionë paund në 2015-ën.
Prej atëherë ai ka shënuar 107 gola dhe asistuar 78 në 352 prezenca.