Juventusi do të ndeshet në transfertë me Romën, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A. në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, u shpreh se nga skuadra e tij pret maksimumin.
"Dybala është një lojtar që i ka treguar me statistika sa i rëndësishëm është.
Ai është për Romën, ai ishte dhe për Juven. Do të përballemi me të duke ditur karakteristikat që ka.
Duhet t’i kushtojmë vërtet rëndësi duke ditur se sa i rrezikshëm është”, u shpreh Allegri.