Ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard shumë shpejtë mund të marrë drejtimin e klubit të madh francez, PSG.
‘Daily Express’ të shtunën shkruan së parisienët e duan ish-yllin Liverpool-it, Steven Gerrard, si zëvendësuesin për Christophe Galtier.
Në rast se PSG eliminohet nga Liga e Kampionëve, atëherë Galtier thuhet se do të largohet nga kreu i bankinës së skuadrës nga ‘Parku i Princave’.
Gerrard nga PSG-ja shihet zëvendësues ideal i Galtier tek skuadra franceze.
Kujtojmë së Gerrard së fundmi ishte trajneri i Aston Villas por që ishte shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.